Një person ka ndërruar jetë teksa ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Elbasan. Ngjarja ndodhir në rrugën mes Memaliajt dhe Krahësit. Sipas policisë, rreth orës 20:00, duke udhëtuar nga shteti grek për në Elbasan, në segmentin rrugor Memaliaj – Krahës, ka ndërruar jetë shtetasi I.S., 67 vjeç, banues në Elbasan. Nga këqyrja dhe veprimet proceduriale si dhe nga deklarimet e familjarëve që e shoqëronin rezultoi se ai vuante e kurohej nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net