Policia e Gjirokastrës thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” për shtetasin F.K., 49 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Kallëzimi ndaj këtij shtetasi është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën dhe u sekuastruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm.









