Shyqyri Saliaj ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Ksamil, mesditën e së martës. Ai që është qëlluar me armën e gjahut nga Xhevahir Mema dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori është çoban dhe njihej me Shyqri Saliajn. Sipas policisë 73-vjeçari është qëlluar nga një distancë e largët. Policia e ka arrestuar Xhevahir Memën, i cili ka thënë se ka qëlluar aksidentalisht dhe mendoi se ishte ujk. “Mendova se ishte ujk, prandaj e qëllova“, – ka thënë Xhevahir Mema.
Autori bashkë me Shyqri Saliajn janë barinj dhe po kullosnin bagëtitë në zonë.