• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mercedesi dominon testet në Formula 1, polemika Norris-Vershtapen

15/02/2026
Mercedesi dominon testet në Formula 1, polemika Norris-Vershtapen

Dita e tretë dhe e fundit e testeve të Formulës 1 në Sakhir u mbyll me dominimin e Mercedesit. Andera Kimi Antoneli vendosi kohën më të shpejtë 1:33.669, duke lënë pas shokun e skuadrës Xhorxh Rasëll me +0.249 sekonda. Pas një të enjte të vështirë, “Shigjetat e Argjendta” reaguan fuqishëm të premten, duke treguar ritëm të lartë dhe qëndrueshmëri. Antoneli realizoi simulime gare dhe testime me përzierje të ndryshme gomash, përpara se të shënonte kohën më të mirë të sesionit.

Problemi i vetëm i rëndësishëm erdhi për Ferrarin, pasi Luis Hamilton u ndal në fund të ditës pas 138 xhirosh për shkak të një defekti teknik të dyshuar, ndoshta i lidhur me karburantin. Britaniku u rendit i treti, 0.540 sekonda pas Antonelit. Oskar Piastri përfundoi i katërti, ndërsa Maks Vershtapen u rendit i pesti pas një programi të fokusuar në ritmin e garës. Kështu, testet e Bahrejnit konfirmuan formën e mirë të Mercedesit, ndërsa Ferrari dhe Red Bull mbeten solide në prag të sezonit të ri.

POLEMIKAT Ndërkohë sesioni i parë i testeve parasezonale në Bahrejn ka prodhuar shkëndija mes kampionit në fuqi të Botës, Lando Norrisit dhe nënkampionit, Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit sulmoi ashpër rregulloret e reja të 2026-s, ndërsa nuk vonoi përgjigjja e britanikut të MekLarenit. Kështu, Rivaliteti që karakterizoi sezonin e kaluar të Formula 1 rikthehet më i fortë se kurrë. Vershtapen dhe Norris janë bërë protagonistë të një replike nga distanca që ka ndezur atmosferën gjatë testeve në Bahrain.

ÇFARË THA VERSHTAPEN Piloti holandez, duke komentuar drejtimin që po merr Formula 1 me rregulloret e reja të vitit 2026, u shpreh qartazi kundër: “Të ngasësh makinën nuk është më aq argëtuese, bëhet fjalë më shumë për menaxhim. E di sa punë bëhet prapa skenave dhe nuk është e lehtë ta them këtë, por dua të jem realist, ndjesia nuk është si të ngasësh një Formula 1, duket më shumë si një Formula E me steroide”.

PËRGJIGJJA E NORRISIT Kampioni i botës e shfrytëzoi rastin për të ndezur polemikën e parë të sezonit: “Formula 1 është në evolucion të vazhdueshëm, ndonjëherë gjërat shkojnë më mirë, ndonjëherë më keq. Por askush nuk është i detyruar të qëndrojë këtu. Paguhen shifra të çmendura dhe nuk ka vend për ankesa. Nëse dëshiron, mund të tërhiqet. Unë nuk kam asgjë për t’u ankuar. Atij nuk i pëlqejnë këto makina, ndërsa mua po. Vershtapen nuk do të ndalojë së tentuari të fitojë, ndoshta do të buzëqeshë pak më pak, kjo po…”, u shpreh Norris.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore
Sport

Lojërat Olimpike/ Colturi zhgënjen në lëshimin e dytë, zë vendin e 16-të

15/02/2026
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

“Trabzonspor do e shesë 30 milionë euro”, në Turqi të bindur për Muçin

15/02/2026
Java e 22-të e Kategorisë së Parë/ Kryesuesit nuk gabojnë, triumfojnë Skënderbeu, Laçi & Pogradeci
Sport

Java e 22-të e Kategorisë së Parë/ Kryesuesit nuk gabojnë, triumfojnë Skënderbeu, Laçi & Pogradeci

15/02/2026
“Nuk di kë të fajësoj…”, Colturi pas garës: Jap më të mirën time në vijim, kam besim

3 pikë të arta, Drita fiton ndaj Drenicës me gol në kohën shtesë
Sport

3 pikë të arta, Drita fiton ndaj Drenicës me gol në kohën shtesë

15/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike/ Colturi zhgënjen në lëshimin e dytë, zë vendin e 16-të

15/02/2026
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor

“Trabzonspor do e shesë 30 milionë euro”, në Turqi të bindur për Muçin

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al