• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

23/06/2025
Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

Kjo javë do të sjellë të tjera afrime te Partizani. Klubi i kuq po punon në merkato, ndërsa “Panorama Sport” mëson se pritet të zyrtarizohen të paktën dy përforcime të tjera para Europës.

Partizani deri tani ka prezantuar katër lojtarë të rinj, që janë nën urdhrat e trajnerit Gega. Bëhet fjalë për Martinez, Skukën, Isgandarlin dhe Garsian. Tre emrat e fundit tregojnë fokusin e madh që i është kushtuar repartit ofensiv. Sulmi shfaqet i kompletuar, dhe pse asgjë nuk quhet akoma e mbyllur. Podstrelov, Vujnoviç, Eleke, Taipi, Domgjoni, Mintongo, Osmanllari mungojnë nga edicioni i kaluar. Me përjashtim të Taipit, emrat e tjerë u afruan pikërisht gjatë sezonit 2024-25. Largimi i tyre ka bërë që Partizani të mos e ndalë punën në merkato para Europës.

MESFUSHA- Partizani shfaq nevoja në mesfushë. Që gjithçka të funksionojë si duhet, rol të rëndësishëm ka edhe reparti i mesfushës. Për këtë ka lindur nevoja e gjetjes së një lideri. Nuk mungojnë kualitetet, megjithatë sfidat ndërkombëtare sjellin tjetër vështirësi.

EUROPA- Ndeshja me Kalju është më pak se tri javë larg. Sfida e parë në Ligën e Konferencës do të jetë në Estoni, më 10 korrik ora 18:45. Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas, pikërisht më 17 korrik në “Air Albania”. Objektiv i vetëm është kalimi i turit të parë. Shorti i shmangu Partizanit rivalë “big” edhe për turin e dytë. Nëse të kuqtë kalojnë estonezët, atëherë sfida e radhës i gjen me fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman. Duke qenë njëra irlandeze dhe tjetra lituaneze, bën që besimi për kalimin në turin e tretë të jetë mjaft i madh.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al