• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel e Biden bashkë kundër Rusisë, “ultimatum” Moskës

16/04/2021
Merkel e Biden bashkë kundër Rusisë, “ultimatum” Moskës

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Joe Biden dolën në një përfundim të qartë gjatë bisedës së tyre urgjente telefonike. Rusia duhet të largojë trupat e dërguara në kufirin me Ukrainën, sepse vetëm kjo do të ndihmonte në uljen e tensioneve të këtyre ditëve, që po vijnë në përshkallëzim. Të dy liderët kanë insistuar në bisedën ems tyre se është e domosdoshme që Moska të tërheq trupat nga rajoni. Njoftimi për telefonatën u bë nga ana e zyrës së kancelares Merkel.

Rusia ka shtuar kohët e fundit trupat në kufi me Ukrainën duke ngjallur shqetësim mes vendeve perëndimore. Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan pikerisht takimin urgjent të ministrave të NATO-s në Bruksel të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin ruso-ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se NATO-ja i aleanca i ben thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “, ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjithashtu më herët e akuzoi Moskën se po kërkon të rrisë tensionet.
Në Uashington, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, i tha një komiteti të Senatit të SHBA-së, që situata duhet të merret seriozisht nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Rusia ka këmbëngulur se ajo dërgoi trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të “kërcënimeve” nga aleanca transatlantike. Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende. Moska gjithashtu mbështet separatistët në një luftë kundër forcave të qeverisë ukrainase. Deri më tani janë vrarë më shumë se 13.000 njerëz në Ukrainën Lindore./REL

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al