• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel: Në BE po veprojnë forca centrifugale

15/10/2021
Merkel: Në BE po veprojnë forca centrifugale

Kancelarja Angela Merkel u nderua në Spanjë me Çmimin Karl V për angazhimin e saj për Evropën. Kancelarja e shfrytëzoi këtë rast për t’u dërguar një apel shteteve të BE -së.

Kancelarja Angela Merkel u nderua nga mbreti spanjoll Felipe VI me Çmimin Evropian Karl V për meritat e saj për Bashkimin Evropian. Angela Merkel gjithmonë ka ofruar zgjidhje konstruktive, ka kërkuar kompromise dhe ka kontribuar në këtë mënyrë për Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet veçanërisht të ngushta midis Spanjës dhe Gjermanisë, tha mbreti spanjoll Felipe VI.
Në fjalën e saj falenderuese politikania kristiandemokrate zgjodhi fjalë të qarta: “Nuk duhet ta mashtrojmë veten. Në BE po veprojnë prej disa kohësh forca centrifugale”. Këto lindin kur çimentoja e vlerave të përbashkëta bëhet e brishtë, kur BE-ja nuk përmbush premtimet e saj, kur ndodhin zhvillimet shoqërore me shpejtësi të ndryshme dhe kur dallimet ekonomike dhe sociale bëhen shumë të mëdha.
“Forca e Evropës varet nga sa e bashkuar është ajo”, theksoi Merkel. Kjo vlen si për politikën e jashtme ashtu edhe atë të sigurisë, migracionin, mbrojtjen e klimës dhe në përgjithësi për gjitha fushat në të cilat dikush dëshiron të formësojë globalizimin në kuptimin evropian.
Merkel bën thirrje për një linjë të përbashkët evropiane
Në mënyrë të veçantë Merkel bëri thirrje për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin. Pavarësisht nga vështirësitë nuk duhet pushuar derisa të arrihet një përparim, tha ajo lidhur me rezistencën prej vitesh të disa vendeve të Evropës Lindore kundër shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së.
Përveç Gjermanisë këtë e kërkojnë edhe një numër shtetesh të BE -së me kufij të jashtëm si Spanja, Italia dhe Greqia. Merkel gjithashtu mbrojti kursin e një politike të fortë financiare në BE. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar që solidariteti mund të ushtrohet në kohë krize, tha ajo në fjalën e saj. Kancelarja theksoi gjithashtu rëndësinë e një linje të përbashkët në trajtimin e fuqisë në rritje të Kinës./ DW

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al