• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel pret Ramën: Ndihmojmë Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti dhe hapjen e negociatave në mars

27/01/2020
Merkel pret Ramën: Ndihmojmë Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti dhe hapjen e negociatave në mars

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka uruar mirëseardhjen në Berlin kryeministrit Edi Rama, i cili shoqërohet nga Taulant Balla dhe Ministri i Ndërtimit Arben Ahmetaj. Në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale dhe konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit. Gjithashtu temë e tryezës ka qenë edhe drejtimi i OSBE-së nga ana e Shqipërisë dhe çështja e negociatave.

Para takimit kokë më kokë me Ramën, Merkel deklaroi se do të kërkojë nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE-së që do të mbahet në mars.

Merkel: Jam e gëzuar që sot mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në takim gjithashtu do të kemi dhe mundësinë të kujtojmë tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre, mbi 50 njerëz humbën jetën. Jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi dhe gatishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse.

Megjithatë kjo ishte një goditje e rëndë për Shqipërinë. Do të flasim për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë. Për reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra dhe duhet të vazhdojë në këtë mënyrë që të përmbyllet. Reforma ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë.

Qeveria federale gjermane i përmbahet perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Duam që këto shtete të përafrohen në BE dhe mbi të gjitha duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Europës në mars të kemi një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë suksese të konsiderueshme dhe ne do të punojmë fort që në mars të kemi rezultate. E ardhmja e dy vendeve është në BE. Kjo është dhe në interesin tonë. Komisioni i ri Europian synon të jetë një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjeopolitik dhe kjo jep më shumë shanse për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.

Rama: Është shumë e rëndësishme që një dimension më i qartë gjeopolitik i Komisionit do të jetë një ndihmë e madhe për gjithë rajonin.

Në fund të vitit 2019, Bundestagu gjerman kërkoi që politika shqiptare të “prodhojë” produkte reale përsa i përket reformës zgjedhore, funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhjen e krizës politike.

Related Posts

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo
Lajme

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo

05/12/2025
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Kryesore

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

05/12/2025
AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!
Kryesore

AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!

04/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Kryesore

U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

04/12/2025
Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës
Kryesore

Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo

05/12/2025
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al