• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel: Rrezikohemi nga një valë e tretë, Gjermania do të japë 1.5 miliardë Euro për luftimin e COVID-19 në botë

11/02/2021
Merkel: Rrezikohemi nga një valë e tretë, Gjermania do të japë 1.5 miliardë Euro për luftimin e COVID-19 në botë

Federata dhe landet në takimin e ri të nivelit të lartë mbi masat ndaj koronavirusit vendosën të shtyjnë deri më 7 mars masat kufizuese. Sidoqoftë do të ketë disa lehtësime: Floktoret do të lejohen të hapen nga 1 marsi.
Lockdown-i i kufizuar fillimisht deri në mes të shkurtit për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani do të shtyhet deri më 7 mars. Përjashtim do të ketë për floktoret, që mund të rihapen nga 1 marsi nën masa të rrepta për ruajtjen e higjenës. Kështu vendosën kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve. Hapja e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve nuk do të rregullohet në nivel federal, por në bazë të kompetencave të landeve.
Hapja e shkollave planifikohet për më 22 shkurt
Disa lande duan t’i hapin shkollat gradualisht duke nisur nga java e ardhëshme. Berlini planifikon të fillojmë më 22 shkurt me hapjen e shkollave, tha kryebashkiaku që qeveris landin Michael Müller. Edhe lande të tjera janë orientuar në këtë datë, shtoi kryetari i konferencës së kryeministrave. Müller e përshkroi hapjen e shkollave dhe kopshteve si një procs të vështirë të vendimmarrjes mes dilemës për mbrojtjen e shëndetit dhe nga ana tjetër pasojave sociale nëse shkollat vazhdojnë të mbahen mbyllur. Nuk synohet hapja e menjëhershme, por “një proces gradual i mësimit në prezencë në shkollat fillore” me orare me rotacion, rregulla higjene dhe mundësi testimi për mësuesit dhe fëmijët.
Më shumë siguri në klasa dhe në kopshte pritet të arrihet përmes shtimit të testimeve të shpejta. Përveç kësaj ministrat e shëndetësisë do të mandatohen që të provojnë nëse mësuesit dhe edukatoret do të mund të vaksinohen më përpara nga sa ishte planifikaur deri tani. Merkel ka tërhequr vëmendjen, që pikërisht edukatoret nuk kanë mundësi të ruajnë distancat e nevojshme, mësohet nga pjesëmarrësit.
Incidenca 7 ditore maksimumi 35 infeksione të reja
Federata dhe landet në vendimin e tyre tërheqin vëmendjen për përhapjen e shpejtë të mutacioneve të virusit. Kjo kërkon përpjekje të shumta shtesë, për ta ulur numrin e infeksioneve të reja. “Ndaj duhet të ruhen edhe gjatë javëve të ardhshëme rregullat për kufizimin e kontakteve.” Edhe vendimet e tjera ekzistuese si mbyllja e një pjese të madhe të dyqaneve të tregtisë me pakicë, restoranteve e bareve, muzeve dhe teatrove do të mbeten në fuqi. Një hap tjetër drejt zbutjes së masave do të merret vetëm pasi të jetë arritur një incidencë e qendrueshme shtatëditore në kuotën e më së shumti 35 infeksioneve në 100.000 banorë. Vetëm atëherë mund të rihapen dyqanet, muzeumet, galeritë e të tjera shërbime publike.
Hapja më përpara e floktoreve do të realizohet nën massa të rrepta higjene, duke pranuar hyrjen me rezervim si dhe duke përdorur maskat mjekësore. Si argument për këtë vendim jepet rëndësia që ka kujdesi për flokët në higjenën e trupit si dhe për të mundësuar këtë shërbim pas një mbylljeje të gjatë deri tani veçanërisht edhe për të moshuarit, që e kanë të nevojshëm atë.
Merkel: Rrezik nga një valë e tretë
Merkel e cilësoi rrezikun nga mutacionet e koronavirusit deri në mes të marsit si “ekzistencial” për zhvillimet e mëtejshme në sfondin e pandemisë në Gjermani. Në këtë fazë do të kuptohet, nëse koronaviruset që kanë pësuar mutacion do të dominojnë, tha Merkel.
Ka rrezik për një valë të tretë, që duhet luftuar me masa politike.
Incidenca shtatëditore, pra numri i infeksioneve për 100.000 banorë sipas Institutit Robert Koch (RKI) është ulur në 68,0 nga 72,8 që ishte një ditë më parë. Numri i rasteve të reja të infeksioneve të provuara brenda 24 orëve ka qenë rreth 8072 duke çuar kështu shifrën e përgjithshme në 2.299.996. Janë komunikuar gjithashtu 813 raste të reja vdekjeje nga koronavirusi. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën nga infeksioni 62.969 vetë.
1,5 miliardë Euro për luftimin e koronavirusit në mbarë botën
Qeveria gjermane do të ndihmojë me 1,5 miliardë Euro në mbarë botën për luftimin e koronavirusit. Këto ndihma janë pjesë e një pakete ndërkombëtare ndihme, deklaroi një zëdhënës në Berlin. Të mërkurën (10.02) pasdite Bundestagu miratoi lëvrimin e kësaj shume. Gjermania merr pjesë në programin ACT-Accelerator (Access to COVID-19 Tools), që përfshin përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë. Një komponent i rëndësishëm është në të sigurimi dhe shpërndarja e vaksinave në vendet, që janë të prekura nga varfëria ekstreme.
Deutsche Welle DW
 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthejnë në shitje vilën luksoze të Beverly Hills

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al