Kabina që furnizon me energji elektrike fshatin Valare në Gjirokastër ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa fshati është aktualisht pa energji elektrike
. Zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë ndonjë shkëndijë elektrike. Policia vijon hetimet.
Banorët i druhen frikës se mos ndoshta ky defekt do t’i lejë pa drita për disa ditë, ndonëse nuk dihet për sa kohë OSHEE-ja do të riparojë kabinën.
/Libohova Online/