Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (30 tetor) pasi banesa e tij në fshatin Qesarat të Sarandës, u përfshi nga flakët.
Policia bën me dije se i moshuari me iniciale M. F., jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë pasi është asfiksuar nga tymi.
Ndërkohë, grupi hetimore ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.