Një zjarr ka rënë në sallën e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës Sipas informacioneve paraprake janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









