• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merrte lekë për të lejuar ndërtimet pa leje, shkon në gjyq dosja për ish-shefin e IKMT Sarandë

21/05/2024
Rama me dorë të hekurt, prishet hoteli pa leje i komisionerit të Belerit në Dhërmi

Gjykata e Sarandës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dërgimin në gjyq të çështjes në ngarkim të ish-Përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni. 40-vjeçari do të dalë para gjukatës pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. Preni ndodhet i paraburgosur, pasi është arrestuar me urdhër të SPAK në 26 tetor 2023 për një çështje tjetër penale ku akuzohet për “korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK ka mbyllur hetimet duke dërguar çështjen në gjyq. Sa i përket procesit në Sarandë, Preni nuk ka pranuar të paraqitet duke u përfaqësuar vetëm nga avokati. Hetimi nisi pas një telefonate anonime në Komisariatin e Sarandës në 29 prill 2020, ku një person denoncoi se në 28 shkurt të atij viti, përgjegjësi i IKMT Sarandë, Julian Preni kishte marrë ryshfet 6000 euro nga një biznes në Ksamil për të mos prishur disa mure të ndërtuara pa leje. Veprimet hetimore i kreu SPAK, duke marrë në pyetje disa persona, këqyrur telefonat celularë apo duke kryer përgjime dhe deri edhe kontroll banese të Julian Prenit.

Duke mos gjetur elementë të veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK ka shpallur moskompetencë duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Sarandës për “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Sarandës ndërkohë ka vijuar hetimet ndaj Prenit duke kërkuar informacion në lidhje me dy objekte që i pandehuri ka në proces legalizimi në Njësinë Administrative Ksamil dhe që dyshohet se mund të jenë ndërtuar nga ai në kohën që ka qenë në detyrë pranë IKMT. Sipas Prokurorisë, bazuar në dosjen personale të ish punonjësit të IKMT Julian Preni, rezulton se prej Janarit 2016, është transferuar si Inspektor i Inspektimit në Terren, detyrë të cilën e ka kryer deri më 1 korrik 2019, kur rezulton se është komanduar edhe në detyrën e Përgjegjësit të IKMT, Sektori Sarandë.

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al