Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sporteve në Milano, ku është pritur prej mijëra shqiptarëve.
Nisja e takimit të kryeministrit Rama me shqiptarët në Itali në pallatin e sportit në Busto Arsizo, një lokalitet afër Milanos, u hap më këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe atij italian.
Mes brohorimave dhe duartrokitjeve kreu i ekzekutivit është takuar me shqiptarët e Italisë, në takimin e dytë me diasporën, që nisi fillimisht me shqiptarët e Greqisë.
Kryeministri në këtë takim shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.









