• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mes habisë për turizmin dhe paragjykimeve, gazetari grek bën emision për “grekët e rivierës shqiptare” (VIDEO)

14/10/2024
Mes habisë për turizmin dhe paragjykimeve, gazetari grek bën emision për “grekët e rivierës shqiptare” (VIDEO)

Gazetari i njohur grek, Stavros Theodorakis, autori i programit “Protagonistes” në Alpha TV, ka qenë së fundi në Shqipëri për të realizuar një emision për ata që ai i quan “grekët e rivierës shqiptare”. Udhëtimi i tij ndalet fillimisht në Ksamil aty ku takon një të ri që është kthyer pas shumë vitesh në Greqi dhe tani punon në sektorin e turizmit në vendin tonë. Më pas udhëtimi vijon në Sarandë, ku bisedon me disa që kanë qenë në Greqi më parë e tani kanë bizneset e tyre në Shqipëri. Përshtypje i bën natyrisht zhvillimi i sektorit të turizmit në vendin tonë.

Gazetari takon gjithashtu edhe turistë të ardhur nga Janina për të vizituar Sarandën. Më pas rrugëtimi i tij vijon në Portopalermo e në Himarë. Sërish aty ka disa biseda me njerëz të rikthyer nga Greqia që tashmë kanë bizneset e tyre në Himarë. Ndalesë tjetër e gazetarit është edhe shkolla greke “Omiros” në Himarë. Sipas tij ka edhe shumë fëmijë shqiptarë që zgjedhin të ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Udhëtimi vijon më pas në Dhimadhes dhe Palasë, ku mes atyre që flasin është edhe gazetari i Top Channel, Ilir Paço. “Nuk kam kundërshti me zhvillimin e turizmit, por me mënyrën e zhvillimit. Shtëpitë tona janë të voglat, të mëdhatë janë të të huajve”, thotë mes të tjerash gazetari Paço.

Ndalesa e fundit e gazetarit është Vlora, aty ku bisedon me një vajzë nga Narta, fshat ku jetojnë pjesëtarë të minoritetit grek. Në tërësi emisioni fokusohet në zhvillimin e turizmit në rivierën shqiptare dhe përpjekjen e vështirë sipas gazetarit të komunitetit grek për të ruajtur identitetin e tyre. Në videon më poshtë shihni të plotë emisioni. ©Argjiroja.net 

Related Posts

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al