Nëse ka një “luftë” më të madhe mes reperave në Shqipëri është ajo mes Noizyt dhe Stresit, mirëpo edhe Noizy me Ledrin nuk është se kanë patur ndonjë marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht se kohët e fundit janë bërë miq.
Dihet tashmë se Noizy dhe Stresi nuk flasin me njëri-tjetrin dhe njihen si rivalët më të mëdhënj në muzikën shqiptare me “diss-et” që bënin dhe sherret jashtë botës së showbiz. Por kur vjen puna për muzikë, Stresi është shumë profesionist në vlerësim dhe nuk mban mëri pasi mes Noizyt dhe Ledrit, ai zgjodhi rivalin e tij.
I ftuar në emisionin “Mirage”, Stresi duhet të zgjidhte mes Ledrit dhe Noizyt, por ai zgjodhi këtë të fundit ndonëse me Ledrin ka qenë mik dikur.