• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhet e socialistëve në Gjirokastër, ‘trofeu i rremë’ i PD-së nga 30 qershori (FOTO)

08/08/2019
Mesazhet e socialistëve në Gjirokastër, ‘trofeu i rremë’ i PD-së nga 30 qershori (FOTO)

Prej dy ditësh portalet pranë opozitës kanë publikuar komunikimet në Whats App mes kryetarëve të Organizatave Socialiste në Gjirokastër gjatë ditës së zgjedhjeve. Se kush prej socialistëve i ka çuar mesazhet tek PD-ja, është gjëja më banale që nuk i intereson askujt. Ka pasur dhe do të ketë gjithmonë njerëz që për inat të së vjehrrës shkojnë e flenë me mullixhiun, njerëz që diku u është prishur pazari dhe duan të hakmerren.

Kjo ka ndodhur e të ndodhë gjithmonë. Çështja këtu është tek përmbajtja e mesazheve. A tregojnë ato se këtu kemi të bëjmë me një operacion për blerje votash apo mbushje të kutive? Nga ajo që kemi parë deri më tani vetëm kjo gjë nuk dëshmohet. Mesazhet mes Bledi Kaçit, Gentian Llogos, Flamur Golemit dhe socialistëve të tjerë, tregojnë thjesht për një mobilizim partiak ditën e zgjedhjeve për të rritur pjesëmarrjen.

Pra, për të nxjerr sa më shumë njerëz nga shtëpitë në qendrat e votimit. Kjo është gjëja më normale për një parti politike, aq më tepër në kushtet kur mungonte opozita. Sigurisht që PS dhe Edi Rama kanë dashur sa më shumë pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe ky nuk përbënte sekret, është thënë e stërthënë gjatë fushatës. Një komunikim i zakonshëm mes strukturave të një partie që kërkon të nxjerr sa më shumë njerëz nga shtëpia për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk mund të instrumentalizohet dhe t’i paraqitet publikut si ‘skandal i manipulimit të zgjedhjeve’.

Nëse PD ka prova të tjera që faktojnë se PS në Gjirokastër ka blerë apo ka manipuluar zgjedhjet, ato duhen publikuar dhe denoncuar në Prokurori. Edhe ne si media ofrojmë hapësirën tonë për t’i ndarë me lexuesit. Por mesazhet e deritanishme nuk tregojnë asgjë dhe prandaj s’duhen marrë seriozisht. Ato shërbejnë thjesht si ‘trofe të rremë’ të një beteje që Dasho Aliko, Krenar Kulla, Tritan Shehu e Vangjel Tavo s’e bënë kurrë në Gjirokastër. Ata që përbetoheshin se do të pengonin zgjedhjet në 30 qershor, u ‘zbythën’ nën presionin ndërkombëtar dhe se askush s’i shkonte pas në marrëzinë e tyre.

Kujtoni sa pak njerëz i shkuan nga pas opozitarëve në Gjirokastër për të hequr me dhunë KZAZ-në nga pallati i sportit. Këto mesazhe që kemi parë deri më tani janë një pesë me hiç, aq sa mjaftojnë për të bërë zhurmë dhe për të kënaqur opozitarët e Gjirokastrës, të cilët dështimin në çdo palë zgjedhje nuk e shohin si problem tek vetja e vet, por bëjnë me faj PS-në që fiton sistematikisht. Dasho Aliko ka thënë para disa kohësh se ‘drejtorët e Rilindjes shpërndanin para me xhip’ në zgjedhjet e vitit 2017.

Le t’i thotë me emra publikisht dhe të shkojë në Prokurori t’i denoncojë. Vetëm në këtë mënyrë Dasho Aliko dhe PD-ja mund të bëhen të besueshme. Të bësh retorikë sa për të mbushur portalet është një gjë. Të ndërtosh besueshmëri si forcë politike është diçka tjetër. PD në Gjirokastër nuk është e besueshme, për fat të keq. Nuk jemi duke thënë se socialistët janë ëngjëj, që as vjedhin, as bëjnë korrupsion dhe as u shkon ndërmend të abuzojnë me pushtetin.

Kur vjen puna tek paratë dhe pushteti, të gjithë kanë të njëjtën fe. Nëse ka prova për manipulim të zgjedhjeve në Gjirokastër, PD duhet t’i denoncojë urgjentisht dhe Prokuroria të hetojë. Mesazhet që kanë dalë deri më tani nuk thonë asgjë. Na tregoni të tjera!

©argjiroja.net 

Related Posts

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

11/04/2026
“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…
Kryesore

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Skuadra vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

Botërori 2027 për vajza/ Skuadra vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

11/04/2026
Pas afrimitetit të Vanesës me Indrin, reagon nga jashtë i dashuri i banores së “Ferma VIP”

Pas afrimitetit të Vanesës me Indrin, reagon nga jashtë i dashuri i banores së “Ferma VIP”

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al