• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhet në WhatsApp që “fundosën” shefin e Fast Albania: Kërkoi 7 mijë euro për të mos arrestuar një person

04/12/2021
Mesazhet në WhatsApp që “fundosën” shefin e Fast Albania: Kërkoi 7 mijë euro për të mos arrestuar një person

Mesazhet në aplikacionin “Whats app” të zbuluara në celularin e agjentit të policisë të njësisë “Fast Albania”, Sokol Fana, kanë çuar në arrestimin e shefit të zyrës së kërkimt pranë kësaj njësie, Fatmir Alia.

“Ora” mëson nga burime pranë policisë së Elbasanit, se mes Fatmir Alia dhe vartësit Sokol Fana, i arrestuar disa ditë më parë, është bërë një skemë mashtruese, me qëllim marrjen e 7 mijë eurove shtetasit, Klodian Hajdërlli.

Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Elbasanit,ka zbuluar se në datën 2 nëntor 2021, Fatmir Alia nuk ka qënë në Tiranë, por ndodhej në Elbasan, së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana.

Qëllimi i tyre ishte që ta informonin shtetasin Klodian Hajdërlli, në lidhje me disa e-maile që kishin mbërritur nga Italia, ku drejtësia e këtij vendi kërkonte informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri dhe arrestimin e Klodjanit.

Për t’ia transmetuar këto fjalë dhe në këmbim të mosarrestimit, Festim Alia, me detyrë shef i zyrës së kërkimit në njësinë “Fast Albania”, ka zgjedhur agjentin e kësaj njësie, Sokol Fana, që të paraqitet në ambjentet e lokalit të Klodjanit dhe ti kërkojë 7 mijë euro në këmbim të mos arrestimit. Klodjan Hajdërlli, i ka pohuar Sokol Fanës, se s’kam lekë me vehte dhe se duhet të priste pasi do ti duhej të merte borxh.

Në këtë situatë, Sokol Fana, i ka shkruar shefit të tij Fatmir Alia, që ndodhej në një lokal tjetër në Elbasan, duke i thënë se: “…nuk ka lekë me vehte, duhet të marë borxh…si të veproj…”.

Ndërsa Fatmir Alia e ka orientuar që ti lerë numrin e telefonit dhe të flisnin në vijim.

Pas këtij takimi, Sokol Fana, ka shkuar sërish në Elbasan në datën 4 nëntor 2021, duke u paraqitur në lokalin e Klodjan Hajdërllit me qëllimin e vetëm për të marë lekët.

Ndërsa vetë Festim Alia, ka qëndruar në Tiranë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi Hajdërlli nuk ka pranuar të paguajë dhe personat që ishin në lokal sulmuan fizikisht Sokol Fanën, duke i marë armën e shërbimit dhe dokumentin e policisë.

Fana, ka dalë jashtë lokalit dhe ka telefonuar shefin e tij në Tiranë, Fatmir Alia, duke e informuar se çfarë kishte ndodhur dhe marjen e pistoletës tip “Glock”.

Ndërsa vetë Alia e ka informuar se po vinte nga Tirana në Elbasan, ku së bashku janë paraqitur më pas dhe kanë bërë kallëzim penal ndaj Klodjan Hajdërllit.

Por pas shoqërimit dhe pyetjes së këtij të fundit, rezultoi se Sokol Fana në këmbim të arrestimit, i ka kërkuar shumën prej 7 mijë euro.

Nga bisedat e gjetura në telefon, rezultoi se në dijeni të kërkimit të kësaj shume ka qënë dhe Fatmir Alia, i cili ditën e djeshme u arrestua për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al