Në ndeshjen e Pragës mes Çekisë dhe Shqipërisë për Ligën e Kombeve, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë përçuar një mesazh të fuqishëm kundër organizimit të përbashkët të “Euro 2027” mes Shqipërisë dhe Serbisë për U-21.
“Si t’ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!” – shkruhej në një banderolë të TKZ të shpalosur në shkallët e stadiumit.
Federatat e Futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë e kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët në UEFA dhe pritet që së shpejti të merret një vendim. Kjo ide nuk është mirëpritur nga tifozët