Ish-shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila, për të cilin ka një mandat arresti nga Krimet e Rënda për ccështjen ‘Habilaj’, është shpallur person në kërkim.
Një mesazh i ardhur në celularin e drejtuesit të emisionit “Opinion”, bëri me dije se Gjergji Kohila është arratisur drejt Greqisë që nga momenti i publikimit të dosjes “Habilaj”. Informacioni është i pakonfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë sikundër është raportuar më herët, Gjergji Kohila ka qenë shefi i Antidrogës në Policinë e Gjirokastrës deri në vitin 2013.
Ndaj tij ka edhe disa procedime të nisuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, sidoqoftë pas vitit 2013 ai u emërua në disa detyra. Në Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se ai ka qenë i implikuar nga trafikun e drogës me grupin e Habilajve.









