• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesfushori i Kombëtares duket gati, rikthehet për derbin e shqiptarëve në Serinë A

24/01/2026
Mesfushori i Kombëtares duket gati, rikthehet për derbin e shqiptarëve në Serinë A

Medon Berisha po i afrohet rikthimit në fushë pas dëmtimit. Mesfushori shqiptar u pa sërish në stërvitje gjatë seancës së fundit të zhvilluar në qendrën sportive “Martignano”, ku vijon të ndjekë një program të personalizuar rikuperimi.

Ky zhvillim konsiderohet një sinjal pozitiv, pasi Berisha po bën hapa përpara drejt rikthimit të plotë. Stafi teknik po monitoron nga afër gjendjen e tij dhe ekziston optimizëm që ai të bashkohet me pjesën tjetër të grupit në ditët në vijim. Nëse progresi vazhdon sipas parashikimeve, mesfushori mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në transfertë.

Siç raporton “calcioleçe.it”, objektivi është që Berisha të jetë gati për udhëtimin drejt Piemontes, ku Leçe do të përballet me Torinon të dielën, më 1 shkurt. Një rikthim i tij do të ishte i rëndësishëm, duke pasur parasysh rolin që ai luan në mesin e fushës. Berisha u dëmtua gjatë fitores së fundit në shtëpi ndaj Pizës.

Që në fillim, dëmtimi u vlerësua serioz, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme konfirmuan një këputje të gradës së dytë të muskulit ‘rectus femoris’ në kofshën e djathtë. Pas një periudhe rehabilitimi dhe pune të diferencuar, rikthimi i tij në aktivitet konkurrues duket tashmë gjithnjë e më afër.

Berisha u dëmtua në një moment shumë të mirë në aspektin personal duke qenë se shënoi gola pak para se të dëmtohej duke fituar edhe çmime si lojtari i ndeshjes.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, shkëlqen Atletico, Barça shmang humbjen në Champions
Sport

VIDEO/ Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, shkëlqen Atletico, Barça shmang humbjen në Champions

11/03/2026
VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions
Sport

VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions

10/03/2026
VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions
Sport

VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions

10/03/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Bilanc pozitiv/ 21 pikë nga 27 të mundshme, Vllaznia ndër më të mirat e momentit

10/03/2026
Gjimshiti bie në Dortmund, por Atalanta nuk dorëzohet, Palladino beson: E përmbysim
Sport

Atalanta-Bayern në Champions, trajneri befason Gjimshitin

10/03/2026
“Nuk më frikëson as Dinamo dhe as ndonjë ekip tjetër”, Sinani e sheh Vllazninë gati edhe për Kupën: Kemi kontingjent lojtarësh për të dy trofetë
Sport

“Nuk më frikëson as Dinamo dhe as ndonjë ekip tjetër”, Sinani e sheh Vllazninë gati edhe për Kupën: Kemi kontingjent lojtarësh për të dy trofetë

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al