Polonia do sfidojë Shqipërinë me 26 mars, në gjysmëfinalen e Play off të Botërorit. Polakët kanë nisur përgatitjet për këtë takim dhe atmosfera është mjaft pozitive.
Për takimin ndaj Shqipërisë, trajneri Jan Urban nuk do kenë në dispozicion Nicola Zalewskin. Mesfushori i Atalantës mungon për shkak të pezullimit nga kartonët dhe do të jetë gati vetëm për finalen e mundshme.
Siç dihet, të dëmtuar janë sulmuesi Adam Buksa dhe portieri Skorupski.
Sa i takon risive në grumbullim, spikat 17-vjeçari i Portos, Oskar Pietuszewski, i cili u thirr për herë të parë nga përfaqësuesja A. Lista e Polonisë është kritikuar shumë nga tifozët, me këta të fundit që e konsiderojnë si jo më të mirën e mundshme.








