112-vjetori i pavarësisë është shoqëruar me aktivitetet e rastit edhe në qytetin e Korçës. Ashtu si çdo vit banda frymore e qytetit ka nisur kalendarin e aktiviteteve në pedonalen e qytetit ku kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues të klerit dhe qytetarë.
Pas ngritjes së flamurit në shenjë nderimi janë vendosur kurora dhe buqeta me lule tek busti i Luftëtarit Kombëtar ndërsa Festimeve nuk i ka munguar as mbajtja e meshës së flamurit në katedralen ringjallja e Krishtit, një traditë simbolike për Korçën në këtë ditë ndërsa Imzot Johan Pelushi ka përcjellë mesazhin e tij.