• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesin vetëm dy ekipe mund ta blejnë

02/01/2021
Mesin vetëm dy ekipe mund ta blejnë

Lionel Mesi është i lirë të bisedojë me çdo klub për një transferim të mundshëm në qershor, sipas rregullores së FIFA-s. Kapiteni i Barcelonës kryeson listën e lojtarëve që u skadon kontrata në fund të sezonit. Argjentinasi, pas një vere të komplikuar dhe prishjes së marrëdhënies me Bartomeun, mund të mendojë i qetë për të ardhmen me një fanellë tjetër.
Presidenti i ri i Barcelonës do të zgjidhet më 24 janar dhe linja e drejtuesve të rinj do të jetë thelbësore për të bindur Mesin të qëndrojë. Gjithçka varet në fakt nga kushtet financiare që do të ketë klubi, sepse sezoni 2019-2020 është mbyllur me një humbje prej 97 milionë eurosh, ndërsa borxhi është thelluar në shifrën e 488 milionëve, është dyfishuar brenda 12 muajsh.
Në këtë pikë, pyetja është: kush mund t’ia lejojë vetes të blejë Mesin? Në këtë rast, klubi që ka si synim afrimin e argjentinasit mund të kursejë pagesën për kartonin, sepse sulmuesi është me parametra zero, por duhet të bëjë llogaritë me pagën e lartë të lojtarit.
Sipas “L’Equipe”, rroga prej 8.3 milionë eurosh në muaj, në një vit ban gati 100 milionë, ndaj dhe vetëm dy klube kanë shanse për një marrëveshje me Mesin. PSG-ja është kandidati kryesor, sepse ka fuqinë financiare dhe Mesi do të gjente aty edhe mikun Nejmar. Pak javë më parë braziliani është shprehur se dëshiron që të dëfrehet sërish me Mesin në fushë.
Mundësitë financiare për të marrë Lionel Mesin i ka edhe Mançester Siti. Avantazhet e “qytetarëve” janë se Premier Liga është një kampion që josh çdo lojtar, skuadra drejtohet nga Pep Guardiola dhe në të bën pjesë edhe patrioti Aguerro. Tani “topin” e ka Mesi.

Related Posts

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948
Sport

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al