Zyrtarisht, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Barcelonës pas 18 vitesh karrierë në ekipin që i dha çdo gjë.
Kjo lamtumirë vjen në momentin kur të gjithë prisnim një rinovim kontrate që do ta mbante edhe për 5 vite të tjera yllin argjentinas tek katalanasit.
”Pleshti” i lindur në Rosario, Argjentinë tregoi një aftësi të madhe për futbollin që fëmijë fëmijë. Edhe pse në moshën 11 vjeç ai u diagnostikua me një mangësi të hormonit të rritjes që kërkonte trajtim të shtrenjtë kjo gjë nuk epengoi atë të ngjiste shkallët e suksesit
Messi gjatë karrierës ka zhvilluar 778 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste dhe ka fituar 35 trofe.
Golin e parë e ka shënuar në vitin 2005 kundër Albacetes, derisa pjesa tjetër është histori.
Stili i lojës së Messit e bën futbollin të duket i lehtë dhe është e zakonshme të dëgjosh se ish-kapiteni i Barcelonës është një “talent natyral”. Po nuk ka gjë të tillë që Lionel Messi të jetë një “talent natyral” pasi ylli i Barcelonës punoi shumë për të qenë aty ku është.







