Prej kohësh përflitet për largimin e “pleshtit” nga katalanasit, ndërsa Julien Laurens, gazetari i Le Parisien, e sheh të vështirë transferimin e lojtarit të njohur te kampionët e Francës. Shkaku? Rrogat faraonike dhe gjendja e vështirë ekonomike.
“FPF (Fair Play Financiar), pandemia dhe kriza ekonomike kanë ndikuar për keq edhe te PSG. Nuk e di se çfarë llogarish kanë bërë drejtuesit, por le të themi se Neymar do të përfitojë 30 milion euro në sezon. Po kaq edhe Mbappe, ndërsa Messi 60 milion euro.
E kuptoni sa duhet të paguajë PSG vetëm për rrogat e këtyre tre lojtarëve? Financiarisht është e pamundur. PSG po tenton të transferojë Messin në Ligue 1, por nuk mendoj se është një mundësi reale që të ndodhë“, thekson Laurens.
The post “Messi te PSG? Ja fusin kot, nuk ka shanse” appeared first on lexo.








