• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Messi thyen heshtjen për të ardhmen dhe flet për çastet e vështira në Barcelonë

21/12/2020
“Messi nuk është i fokusuar të paratë”

Lionel Messi ka folur për gjendjen nëpër të cilën po kalon në Barcelonë, në një kohë thashethemesh për të ardhmen e tij, duke thënë se çastet e vështira që i kaloi sezonin e kaluar dhe në verë kanë ndikuar në lojën e tij në fillim të këtij sezoni. Messi e tronditi botën e futbollit kur e dorëzoi një kërkesë zyrtare për t’u larguar nga klubi, pak pasi Barcelona u turpëruar duke humbur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain u përmendën si klubet ku ai mund të luante nga sezoni i ri, pasi Messi vetë e shprehu dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou përmes aktivizimit të një klauzole lirimi në marrëveshjen e vet me klubin. Por largimi i tij u ndalua menjëherë nga Barcelona dhe nga zyrtarët e La Ligës.
Përfundimisht, 33-vjeçari vendosi të qëndrojë në Camp Nou në mënyrë që ta shmangte çfarëdo beteje me klubin e zemrës në gjykatë, duke thënë se kurrë nuk do të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Barçës. Por Messi dhe Barcelona nuk e nisën sezonin në mënyrë më të mirë dhe argjentinasi i ka shënuar vetëm gjashtë gola deri tani në La Liga, që është pak për standardin e tij.
Messi e pranoi në një intervistë për La Sexta të hënën se ajo çfarë kishte ndodhur vitin e kaluar dhe në verë ndikoi në paraqitjet e tij këtë sezon. “E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtet se kam pasur një kohë shumë të keqe në verë”, tha Messi për La Sexta. “E gjitha për shkak të asaj çka kishte ndodhur më herët. Për shkak të asaj çfarë ndodhi para verës, për shkak të mënyrës se si mbaroi sezoni, burofaxi dhe të gjitha… kjo vazhdoi edhe në fillim të këtij sezoni”, shtoi ai. “Por sot jam mirë dhe ndiej dëshirë për të luftuar seriozisht për gjithçka që kemi përpara. Unë e di se klubi po kalon nëpër një periudhë të vështirë, në nivel klubi dhe nivel ekipi, por unë mezi pres”, nënvizoi ai.

Related Posts

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948
Sport

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al