Flet për herë të parë, mësuesi 63 vjecar me inicialet M.D. nga fshati Mucodemaj, në Bashkinë Memaliaj, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij. Mësuesi i akuzuar ka qëndruar në heshtje të plotë 1 vjeçare pasi sipas tij, ka dashur që organet hetimore të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar qoftë edhe nga ndonjë deklaratë momentale.
Mësuesi ngjarjen e quan tërësisht një inskenim, që ka pasur për qëllim të diskretitojë atë. Mësuesi në rrëfimin e tij për Fax News, pranon se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11-vjecare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish-krushka e tij që jeton në Sarandë.
“Ka qenë ajo që vuri në alarm B.Mucodemin dhe bashkëshorten e tij (prindërit e fëmijës) duke inskenuar një skemë hipotetike ngacmimi seksual nga unë karshi fëmijës së tyre. Përmes telefonatës anonime, u zbulua autorësia që ishte ish-krushka ime e cila vendosi një alarm të rremë”, – thekson ai.









