• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Meta kthen ligjin për Butrintin, deputetja e Sarandës: Detyrim moral dhe ligjor që të votohet pro dekretit të Presidentit

21/06/2022
Rritet në 10 mijë lekë të vjetra bileta për të vizituar Butrintin

Deputetja Ina Zhupa, ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin për dhënien me koncesion të Butrintit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Zhupa thotë se Meta qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar.

Sipas saj, dhkeljet kushtetuese dhe ligjore të argumentuara në arsyetimin e Presidentit nuk lënë hapësirë për dyshime se ky ligj duhet rrëzuar në këtë formë që është. Zhupa u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të votojnë pro këtij dekreti.

Postimi i plotë:

Betejë e fituar në emër të interesit publik, qytetarëve shqiptar, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore! Presidenti Meta kthen ligjin për dhënien me koncension të Butrintit!

Faleminderit Presidentit të Republikës Meta, i cili edhe kësaj rradhe qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. Identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare parashikohen në nenin 3 të Kushtetutës, që përcakton se shteti ka për detyrë të mbrojë dhe të respektojë bazat e përcaktuara në të, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse vlera themelore, pra që qëndrojnë në themel të organizimit shtetëror.

Shkeljet kushtetuese dhe ligjore të argumentuara në arsyetimin e Presidentit nuk lënë hapësirë për dyshime se ky ligj duhet rrëzuar në këtë formë që është.

Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet ta mbylli çështjen e menaxhimit të Butrintit por të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë dhe një pune të gjithë aktorëve dhe faktorëve për mënyrën më të mirë të menaxhimit të Butrintit, në përputhje me kushtetutën, konventën e Parisit, mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë kulturore.

Ky diskutim dhe vendimarrje nuk mund të përjashtoj AADF për donacionet, ekspertizën e huaj që mund të ofroj, edhe për kontributin që ka dhënë deri tani ne vendin tonë.

Përshëndes argumentimin e Presidentit se nisma ime ligjore për ndryshimet e ligjit të trashëgiminisë kulturore “duhet të shqyrtohet paraprakisht apo minimalisht paralelisht me ligjin objekt shqyrtimi, sepse ka rëndësi themeltare për çështjen, apo fatin e saj”.

Çdo deputet i kuvendit të Shqipërisë ka detyrimin moral dhe ligjor që të votoj pro dekretit të Presidentit.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al