Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmin e hapur frontal ndaj kryeministrit Edi Rama. Me tone të forta, kreu i shtetit ka akuzuar shefin e qeverisë për një sërë çështjesh të cilat sipas tij janë skandale që po dëmtojnë shtetin ligjor dhe qytetarët. Meta tha se “Rama nuk i do listat e hapura sepse humbet partinë. Le ta vendosë veten në 4 qarqe dhe nuk ka për të dalë dot deputet. Ta pranojë humbjen me dinjitet”