• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Meta shpjegon përleshjen me me policinë: Më provokuan dhe goditën njerëzit e mi

15/03/2021
Meta shpjegon përleshjen me me policinë: Më provokuan dhe goditën njerëzit e mi

Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për përleshjen e së premtes me policinë.

Ai thotë se u çmend dhe reagoi ashpër, pasi policët e provokuan ndërsa takohej me Sali Shehun, duke mos lejuar stafin e tij të hyjë brenda në godinë.

“Situata e paligjshme dhe e dhunshme që ndodhi në selinë e FRD-së dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësaj force opozitare, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje me PD-në, aleaten opozitare, është një tjetër tregues i sjelljes së papërgjegjshme e provokuese të maxhorancës.

Ky sulm që u ndoq nga gjithë shqip, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Të gjitha veprimet e kryetarit të bashkisë janë kryer në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe ligjin dhe pa asnjë akt zyrtar të shkruar që të legjitimojë veprimtarinë e tyre.

Cënon të drejtat themeelore të të drejtave të njeriut dhe minon frymën demokratike që duhet të karakterizojë periudhën para dhe pas zgjedhore.

Në korridoret e FRDP-së ishte ngjitur një letër pa emër, pa vulë, pa numër protokolli, përveçse një fjale ekstra pa lidhje fare e datës 3 mars, me qëllim për ta bërë të duket si një akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e kësaj force opzoitare.

Përmes kësaj letre që nuk plotëson kushtet sipas ligjit, i kërkon FRD-së lirimin e ambienteve për nevojat e bashkisë së Tiranës.

Nuk citonte në përmbajtjen e saj asnjë bazë ligjore, apo asnjë referencë mbi të cilën gjykohej ky vendim. Më pas është shkëputur energjia elektrike.

Kam vendosur për të kontaktuar drejtpërdrejt kryetarin e FRD-së dhe të vizitoj selinë e kësaj force politike dhe pasi kam mbërritur në seli, kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force dhe jemi drejtuar te zyra për të diskutuar lidhur me këtë situatë të krijuar.

Dera ka qenë e rrethuar me policë me dhe pa uniformë, sikur të kishte ndodhur një skenë krimi dhe jo të ishte selia e një partie politike.

Kemi kërkuar hapjen e derës në statutin e presidentit dhe ende pa hyrë presidenti, punonjësit e policisë kanë penguar me forcë e dhunë fizike stafin që shoqëronte presidentin dhe drejtuesin e FRD-së. Ky ka qenë momenti kur unë kam reaguar.

Kanë dashur të pengojnë presidentin të ushtrojë rolin e tij. Është kërkuar një shkresë dhe kjo e korigjuar nga Policia Bashkiake, edhe kjo e pareferuar në asnjë akt ligjor”– deklaroi Meta.

“Ju mendoni që presidenti duhet të reagojë pasi të mbahen zgjedhjet sipas modelit të Shijakut dhe Dibrës dhe bandës së bashkisë së Tiranës?!

Do të reagojë shumë më parë. Nuk do të reagojmë si populli i Kirgistanit, sepse ne e pësuam njëherë në 2017 duke pritur nga të tjerët që të na garantonin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të reagojmë më parë sepse e dimë çdo të thotë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Nëse dikush shqetësohet për irritimin e presidentit, ku njerëzit goditen në prezencë të presidentit nga një bandë, i kemi edhe emrat e tyre, të skeduar të gjithë.

Por nuk po i bëjmë publike sepse nuk duam të krijojmë incidente të tepërta, por të jeni të sigurt se nuk ka forcë që e ndal presidentin për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai më tej.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al