• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mielli dhe mishi, pse AKU Gjirokastër vepron me dy standarde? (FOTO)

09/08/2018
Gjirokastër, vetëm një thertore në Mashkullorë i shpëton aksionit të AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër njoftoi sot për bllokimin e një sasie të madhe mielli në Kakavijë, pasi nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit. Ishin plot 27 ton miell që do shitej në tregun shqiptar. Sigurisht që është një lajm i mirë sa herë autoritetet shtetërore kujdesen për sigurinë e konsumatorit. Por nëse lexon njoftimin e AKU-së, në asnjë fjalë nuk përmendet emri i subjektit që tentoi ta fuste në tregun shqiptar këtë sasi të madhe mielli me origjinë të dyshimtë.

Kush është tregtari apo kompania, për llogari të së cilës u bllokua kjo sasi kaq e madhe? Pse AKU Gjirokastër zgjedh ta mbajë sekret emrin e këtij subjekti, kur nuk vepron kështu në raste të tjera? Ju kujtojmë në rastet kur bllokohen pika të therjes dhe tregtimit të mishit jashtë standardeve, AKU bën publik emrin e subjektit, si dhe gjobën, nëse është vendosur një e tillë. Për shembull para disa kohësh u bllokua një dyqan mishi në lagjen ‘Pazar’ të Gjirokastrës. 

Njoftimi i AKU shoqërohej edhe me emrin e subjektit përkatës. Kështu u veprua edhe në Përmet para disa javësh kur u bllokua një tjetër pikë e paligjshme e therjes së mishit. Ndërkohë kur vjen puna tek 27 ton miell me origjinë të dyshimtë, AKU i kursen publikut emrin e kompanisë apo tregtarit. Përse këto dy standarde? Të kuptohemi, nuk është qëllimi të linçojmë një kompani apo një tregtar, por publiku meriton t’i njohë subjektet që shesin produkte me siguri të dyshimtë.

Sikundër AKU bën publik emrin e një tregtari mishi që shet jashtë kushteve higjeno-sanitare, ka detyrimin të informojë konsumatorët edhe për subjektin që fut në Shqipëri 27 ton miell pa çertifikatë që konfirmon sigurinë e produktit. Më poshtë dy njoftimet e AKU Gjirokastër. I pari për miellin e bllokuar në Kakavijë, ku mungon emri i subjektit. I dyti, për dyqanin e bllokuar në Gjirokastër, ku jepet emri i subjektit.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al