48 vjeçari nga Saranda i cili kërcënoi me thikë në dorë klientin i cili refuzoi të paguante faturën, rezulton se nuk e kishte të regjistruar biznesin e tij në organet tatimore. Sipas njoftimit të policisë, specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj.
Njoftimi/ DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim Alban. Ç., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit Alban. Ç.









