Më në fund, Christopher Nkunku u “ndez”, me francezin që realizoi “dopietën” e tij të parë në Serie A, dy golat e tij të parë, por këto mund të jenë edhe të fundit pasi drejtuesit e Milan janë shumë të zhgënjyer me paraqitjet e tij, aq sa tashmë janë të hapur për shitjen e tij edhe pse Nkunku është një lojtar për të cilin investuan gjatë merkatos së verës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Fenerbahce ka paraqitur një ofertë konkretë në shtëpinë e Milan për të siguruar shërbimet e Nkunku. Igli Tare po e merr në konsideratë ofertën e ardhur nga gjigandi turk pasi dëshiron të zbus investimin e bërë në verë kur bleu kartonin e tij nga Chelsea. Përcaktues në këto negociata mund të jetë Domenico Tedesco, trajneri i Fenerbahce-s, pasi ishte ky i fundit që e promovoi francezin gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Leipzig.

Me transferimin e Fullkrug. Allegri do të ketë më në fund qendërsulmuesin që kërkon, ndërsa në rast se Tare arrin të shes Nkunku, Milan mund të tentojë edhe një goditje tjetër në fazën sulmuese ku emrat që qarkullojnë në media janë të ndryshëm, nga Icardi te Darwin Nunez.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








