Massimo Oddo është trajneri i ri i Milan Futuro. Rezultatet e arritura nga ekipi i të rinjve, nuk kanë lënë shije të mirë te drejtuesit, të cilët vendosën të shkarkojnë Daniele Bonerën.
Humbja e fundit ndaj Pescarës, e sosi durimin dhe solli ndryshim në stol. Milan Futuro renditet në vendin e 18-të në Serie C dhe objektivi është mbijetesa.
Oddo do të ketë 10 ndeshje në dispozicion për të ndryshuar sezonin. Tekniku 48-vjeçar, rikthehet te Milani, pjesë e të cilëve ka qenë si lojtar.