Portieri francez i Milanit, Mike Maignan po demonstro edhe këtë sezon se mbetet një prej pikave më të forta tek skuadra e Maks Alegrit. Në një dokumentar lidhur me karrierën e tij, gardiani kuqezi Mike Maignan ndalet sërish te lidhja e fortë me klubin, duke theksuar se Milani është vendi ku u bë i njohur në futbollin botëror. Maignan nënvizon se të veshësh fanellën e Milanit do të thotë përgjegjësi e madhe ndaj tifozëve dhe historisë së klubit, ndërsa shton se do të mbetet gjithmonë i lidhur me këtë skuadër.
Portieri francez foli edhe për sezonin e ri dhe për trajnerin Massimiliano Allegri, duke shprehur dëshirën për revansh pas sezonit të kaluar dhe duke e cilësuar Allegrin një trajner të nivelit të lartë, veçanërisht për mënyrën se si menaxhon skuadrën dhe dhomën e zhveshjes.
Francezi u ndal edhe te roli i kapitenit te Milani, duke theksuar se mbajtja e shiritit është një përgjegjësi e madhe dhe një arsye krenarie, ndërsa synimi i tij është të jetë çdo ditë një shembull për skuadrën.








