Militantët e PD-së në Gjirokastër kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër-Përmet. Bashkë me ta është edhe ish- deputeti Tritan Shehu, kreu i PD-së, Dasho Aliko dhe mbështetës të tjerë të tyre. Protestuesit kanë bërë thirrje se s’mund të ketë zgjedhje pa PD-në. Pritet që protesta të zgjasë rreth dy orë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme me një ‘qeveri tranzitore’ pa Edi Ramën Kryeministër.
©argjiroja.net









