Poetja Mimoza Ahmeti është zgjedhur konkurrentja e preferuara e publikut në televotimin e parë për sezonin e ri të “Ferma VIP”. Lajmi u prit me entuziazëm nga vetë poetja, e cila nuk i kurseu falenderimet për ata që e votuan, duke i shoqëruar me një batutë tipike të saj:
“Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha Mimoza, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e banorëve.
Përveç nderit moral, statusi i Fermerit të preferuar i jep Mimozës avantazhe dhe benefite të ndryshme në lojë, duke e bërë atë një figurë kyçe për dinamikat e shtëpisë.
Opinionistët nuk ngurruan të shprehën vlerësimin e tyre për inteligjencën dhe shkathtësinë e poetës, duke e cilësuar atë si një konkurrente strategjike dhe të fortë. Moderatorja Arbana Osmani gjithashtu konfirmoi mendimin e publikut, duke vlerësuar qartësinë dhe aftësinë e Mimozës për të interpretuar situatat brenda lojës.
Me këtë përzgjedhje, Mimoza Ahmeti po shfaqet si një nga konkurrentet më të dalluara të sezonit, ndërsa fansat e “Ferma VIP” vazhdojnë ta mbështesin me entuziazëm.
Prime i sotëm nisi me debate të ashpra brenda fermës, duke paralajmëruar një sezon plot emocione dhe surpriza. Se si do të shkojnë marrëdhëniet mes fermerëve mbetet për t’u parë.
The post Mimoza Ahmeti, konkurrentja e preferuar e publikut në “Ferma VIP” appeared first on iconstyle.al.






