• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi: Nuk do të ketë mungesë ushqimesh në tregje

25/03/2020
Ministri Çuçi: Nuk do të ketë mungesë ushqimesh në tregje

Teksa Shqipëria vijon të jetë në karantinë prej disa ditësh, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, garanton se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera. Ai thotë se operatorët e biznesit ushqimor, si dhe fermerët dhe blegtorët po vijojnë punën duke u përshtatur me masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ai përsërit edhe njëherë thirrjen për të kufizuar lëvizjet dhe qëndruar në shtëpi.

Reagimi i plotë i Çuçit

🔴 Krahas mjekëve, infermierëve, punonjësve të rendit e sigurisë që janë në radhën e parë të kësaj situate të vështirë ka edhe një grup tjetër që është në shërbim të shoqërisë dhe që vijon punën për të garantuar një gjendje ‘normaliteti’, në kushtet kur i gjithë vendi është në një karantinë të plotë. E kam fjalën këtu për fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor.

🔴 Puna e tyre do të vijojë sepse nuk mund të ndërpresim për asnjë çast zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. GARANTOJ se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

🔴 Vërtet kjo është një situatë e pazakontë, por aktiviteti i subjekteve prodhuese dhe importuese vijon nën një regjim masash të rrepta të distancimit social, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fermerët e blegorët gjithashtu nuk mund ta ndërpresin punën e tyre, thjesht edhe ata po i përshtaten masave të vendosura nga qeveria në kuadër të kësaj pandemie botërore.

🔴 AKU është në terren në të gjithë vendin duke inspektuar subjektet që janë hapur, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

🔴 Është e rëndësishme që të gjithë bashkë të vijojmë sakrificën e madhe të kufizimit të lëvizjeve derisa ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm. Dhe padisuktim që ne do ta fitojmë. S’ka rrugë tjetër!

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤝🇦🇱 #QëndroNëShtëpi🙏

 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al