• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi vizitë “sekrete” në Liban, pritet riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare të mbetur në Siri

26/02/2021
Ministri Çuçi vizitë “sekrete” në Liban, pritet riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare të mbetur në Siri

Qeveria shqiptare ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri.
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë në Liban.
Qëllimi kësaj vizite lidhet me krijimin e kushteve për të marrë nga kampet Al Hol dhe Roj të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë.
Vajtja e ministrit Çuçi mësohet se është kërkuar nga kryeministri Edi Rama. I kontaktuar nga Top Channel për këtë vizitë në Liban ministri Çuçi i tha gazetarit Muhamed Veliu se:
“Për asnjë moment ne nuk do të ndalim përpjekjet tona deri në kthimin në Shqipëri të të gjithë grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Nuk është e lehtë por jemi besimplotë se do t’ia dalim.”
Gjeneral Abas Ibrahim njeriu me një ndikim të jashtëzakonshëm në Lindjen e Mesme është shprehur në takimin me Ministrin Çuçi se do të bëjë çdo gjë të mundur duke përdorur influencën e tij tek kurdët dhe me çdo çmim për të riatdhesuar të gjithë gratë e fëmijët shqiptarë nga kampet e Sirisë.
Sandër Lleshaj paraardhësi Bledi Çuçi udhëtoi disa herë drejt Libanin nga ku me autoritetet vendase nisi bashkëpunimin duke mundësuar kthimin e një gruaje dhe katër fëmijëve të parë nga Siria në Tetor të vitit të shkuar.
Pas largimit nga Libani të ish ministrit Llleshaj, atje për më shumë se 5 javë qëndroi duke punuar në terren drejtori Drejtorisë së Anti Terrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano bashkë me kolegun e tij Indrit Doda.
Ata hynë në Siri dhe negociuan me autoritetet vendore kurde të cilët u dakordësuan të lejonin riatdhesimin e vetëm grave në nevojë për ndihmë të specializuar dhe fëmijëve jetim.
Në riatdhesimin e Floresh Rashës dhe fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin, Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban pati një rol jashtëzakonisht vendimtar që ky operacion të përfundonte me sukses.
Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe një djalin 13 Endri Dumani.
Besohet në kampet e Sirisë ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë në pritje të kthimit në atdhe.
Mes tyre edhe Eva Dumani motra e Endri Dumanit e cila e humbi mundësinë e kthimit bashkë me të./tch

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al