Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi në Kuvend se falë goditjes së kanabisit dhe kultivimit të tij, çmimi i kanabisit në Shqipëri ka kapur vlerën e 800 euro për kilogram.
“Fenomeni i kanabisit ka marrë goditje të pakthyeshme, dhe viti 2010 do jetë viti i thellimit të kësaj lufte për ta çrrënjosur këtë fenomen që e ka goditur vendin që në vitin `90. Sasia e kapur jashtë Shqipërisë se kanabisit eshte tregues për rritjen e luftës kundër kanabisit, cmimi i kanabisit e kanë rritur në nivele të panjohura në 30 vitet e fundit në 800 euro për kg, që nënkupton që furnizimi është reduktuar në mënyrë te jashtëzakonshme, gjë që ka cuar në rritjen e çmimit të kësaj lënde narkotike duke treguar efektivitet të punës së policisë”.-tha Lleshaj.