• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Bujqësisë dhe USAID mbështesin fuqizimin e grave në sektorin rural. Çuçi: Nga viti në vit është rritur numri i grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi (FOTO)

05/03/2020
Ministria e Bujqësisë dhe USAID mbështesin fuqizimin e grave në sektorin rural. Çuçi: Nga viti në vit është rritur numri i grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi (FOTO)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), organizuan sot konferencën “Shpalosja e Potencialit: Analiza e Ndjeshmërisë Gjinore në Zinxhirin e Vlerës për të Zhvilluar Politika dhe Programe Ekonomike dhe Zhvillimore më të Mira”. Mbajtur në kuadër të aktiviteteve për Fuqizimin Ekonomik të Grave, Paqes dhe Sigurisë, ky forum i hapur ishte një platformë për zyrtarët e pushtetit vendor dhe qendror, ekspertët e çështjeve dhe ata nga komuniteti i donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të zinxhirit të vlerave në Shqipëri.

Të pranishëm në konferencë ishin Z. Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Mikaela Meredith, Drejtore e USAID/Shqipëri, dhe Znj. Eglantina Gjermeni, Deputete, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se gratë në Shqipëri përbëjnë afro 55% të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Sipas tij ka shifra në rritje të grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi, qoftë nga Skema Kombëtare, ashtue dhe nga Programi IPARD.

“Shumë prej produkteve tradicionale shqiptare, ato që ne i quajmë “Produkte te Origjinës”, prodhohen kryesisht nga gratë. Në këtë kuadër e shoh shumë të rëndësishëm “Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP) dhe më konkretisht programin e “Zinxhirit të vlerës për prodhimin e jufkave” dhe “Zinxhiri i vlerës për bimët aromatike dhe mjekësore”, që absolutisht mbështesin fuqizimin ekonomik të grave në zinxhirin ekonomik të vlerave me bazë gjinore sipas bashkive përkatëse”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ai shtoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë angazhimin e plotë për të përmirësuar standardet e kërkuara nga sektori, si dhe nevojat e trajnimeve profesionale të grave në disa sektorë të bujqësisë, si atë të prodhimit të fruta perimeve, agro-përpunimit, kultivimit të ullishtave, vreshtave, bimëve medicinale etj.

“Me rëndësi në këtë proces është edhe ngritja e kapaciteteve të stafit të qeverisjes vendore, që është përgjegjës direkt për mbështetjen e grave në sipërmarrjet rurale.  MBZHR si një partner i rëndësishëm i USAID ndër vite, mbështet këtë projekt i cili është një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të vazhdueshme për krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e zinxhirit të vlerës përmes kontributit të gruas në sipërmarrjet bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi.

Znj. Grania Mackie, eksperte ndërkombëtare për analizën e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore (GSVCA) prezantoi praktikat më të mira për identifikimin e mundësive për zhvillimin ekonomik dhe ndikimin e veçantë që GSVCA ka tek fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet shqyrtimit dhe vlerësimit të kontributit të tyre dhe rritjes ekonomike.

Erald Lamja, PLGP Ekspert i Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe i Komunikimit, menaxher i komponentit GSVCA pranë projektit të USAID/PLGP, prezantoi një rast studimor nga puna e Projektit PLGP për GSVCA dhe si ndikon fuqizimi ekonomik i grave në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Gjatë konferencës u prezantuan dhe dy dokumente të rëndësishme si Manuali për praktikuesit e analizave të zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore dhe Dokumenti për përmirësimin e politikave në nivel qendror e vendor me synim fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerave.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al