• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Bujqësisë: Skema për fermerët, njësoj si në BE, bie parimi kush aplikon i pari përzgjidhet i pari (VIDEO)

11/03/2024
Shtrenjtohen produktet, si po përkeqësohet blegtoria në Shqipëri

Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në ministri, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus dha disa detaje mbi skemën e miratuar për mbështetjen e fermerëve. Sipas tij do të përfitojnë të gjithë njësoj si një vit më parë, ndërsa pritshmëritë janë që numri do të kalojë mbi 70 mijë fermerë.

“Skema garanton që çdo aplikant që plotëson kriteret do të përfitojë. Gjithashtu po të shohim vendimin e qeverisë, për të gjitha masat mbështetëse, bie parimi kush vjen i pari përzgjidhet i pari. Ky parim nuk aplikohet më dhe nuk ka nevojë të krijohen radhë nga ana e fermerëve. Aplikimi është i vlefshëm si ditën e parë ashtu dhe ditën e fundit”, tha Tarelli.

Gjithashtu Tarelli konfirmon se skema e mbështetjes së fermerëve është e ngjashme me skemat që aplikohen në Bashkimin Europian. Edhe pse fermerët kërkojnë subvencion për njësi prodhimi, Tarelli thotë se edhe BE jep mbështetje për krerë, sa i përket sektorit të blegtorisë.

“Kjo është një praktikë standarde që aplikohet në shumë vende, pagesa për krerë. Dhe ne mendojmë që është pagesa që i përshtatet realitetit tonë, sepse koncepti i pagesave direkte është mbështetje për të ardhurat e fermerit, nuk është e lidhur me prodhimin. Nëse hyjmë në terrenin praktik mbështetja për njësi prodhimi është më e vështirë, pasi kërkon cilësi prodhimi. Pagesat e lidhur me prodhimin nuk zbatohen në vendet e BE, pra ne po ndjekim të njëjtën skemë që zbaton unioni”, sqaroi Tarelli në “E-ZONE”.

Aplikimet për këtë skemë do të nisin në datën 27 mars dhe afati do të jetë i hapur për tre jave. Fondi fillestar është 3.3 miliardë lekë./Vizion Plus

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al