Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar të infektuarin e parë me koronavirus në qarkun Gjirokastër. Përmes një deklarate për mediat, u bë me dije se ai është nje emigrant që ishte karantinuar në një hotel të Këlcyrës.
I infektuari me inicialet G.B, ishte ardhur nga Lamia e Greqisë para 5 ditësh dhe ishte karantinuar tek Hotel River në Këlcyrë.
Ai eshte në fazën e parë të sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se ai është transportuar drejt Spitalit Infektiv në Tiranë për mjekim. Ndërkohë mëngjesin e sotëm dolën negativë tamponët e 14 policëve që të Kakavijës që ishin në turn momentin kur hyri emigranti. Edhe gjatë ditës së sotme në Gjirokastër janë marrë mostra të tjera të efektivëve të policisë.
©argjiroja.net