• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirela Kumbaro: Në Gjirokastër dhe Kukës, investime në menaxhimin e integruar të mbetjeve

18/01/2023
Mirela Kumbaro: Në Gjirokastër dhe Kukës, investime në menaxhimin e integruar të mbetjeve

Në prezantimin e projekteve të Ministrisë së Turizmit për vitin 2023, ministrja e këtij institucioni Mirela Kumbaro ka bërë të ditura disa prej synimeve të kësaj ministrie.

Një theks të rëndësishëm në projektet e Ministrisë së Turizmit e zë dhe ekonomia qarkulluese.

Sipas ministres Kumbaro, në qarqet e Gjirokastrës dhe të Kukësit do të investohet në menaxhimin e integruar të mbetjeve për një pikë fundore.

“Ekonomia qarkulluese është një koncept i ri, i ri dhe i vjetër njëkohësisht, nëpër letra, nëpër ligje, nëpër tekste, nëpër të gjitha konventat ndërkombëtare që ne kemi ratifikuar, është një koncept që është i ndarë, por nuk është publik, nuk ka qenë pjesë e ligjërimit publik fjala mjedis, sepse është një koncept i cili dhe ndërkombëtarisht sot klima, mjedisi, ekonomia qarkulluese, janë terma relativisht të reja.

Në këtë kuptim, ne sapo kemi kryer dhe ka hyrë në fuqi që nga data 1 Janar e këtij viti ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me një drejtori të dedikuar për ekonominë qarkulluese, që ka të bëjë me përdorimin e 3 R-ve; Ripërdorimin, Riciklimin dhe Reduktimin e mbetjeve në të gjitha aspektet.

Në këtë kontekst, ajo që është interesante janë konceptet edhe të edukimit mjedisor me një sektor të dedikuar në Ministri dhe kjo është arsyeja pse për vitin 2023 fillojmë me dy investime të fuqishme në bashkëpunim me Programet IPA për të pajisur dy qarqe të cilat nuk i kishin investimet në pikat fundore të trajtimit. Se ne flasim për pastërti, por vjen një moment dhe nuk e bëjmë pyetjen gjithë këto mbetje ku shkojnë? Ka nevojë për një pikë fundore në zbatim të strategjisë kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Qarku Kukës dhe qarku Gjirokastër do të pajisen, falë këtij investimi me gjithë rrjetin e plotë të pajisjeve deri në trajtimin e pikës fundore. Për qarkun e Kukësit do të ndërtohet në qark, për qarkun e Gjirokastrës të 7 bashkitë pas ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë do t’i zhvendosin drejt landfillit të Bajkajt që edhe ai do të ketë pjesën tjetër të investimit”, tha ndër të tjera ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al