Mbrëmja e fundit e Soiree me Jonida Shehun për këtë sezon televiziv u mbyll me Përmetin. Mes të ftuarve në emision ka qenë edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila është aktualisht deputete e Përmetit. Gjatë fjalës së saj, Kumbaro u shpreh me superlativa për Përmetin, duke e quajtur madje si Toskanën e Shqipërisë.









