• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirlind Daku kërkon tjetër ndjesë nga Rusia: Ishte akt i tmerrshëm, isha i shokuar

01/07/2024
Mirlind Daku kërkon tjetër ndjesë nga Rusia: Ishte akt i tmerrshëm, isha i shokuar

Aventura e Mirlind Dakut në “Euro2024” nuk shkoi ashtu siç pritej, mbi të gjitha pas ndeshjes me Kroacinë, ku një gafë e sulmuesit kuqezi i kushtoi shumë, me UEFA-n që e pezulloi me dy ndeshje për shkak të thirrje raciste. Në një intervistë për mediat në Rusi, Sport-express.ru, sulmuesi theksoi se ky është momenti më i vështirë në karrierë, ndërsa nuk nguroi edhe një herë të kërkonte ndjesë:

“Natyrisht, kjo javë ishte shumë e vështirë. Jam përballur me presion që nuk e kam pasur asnjëherë. Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxis një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem. Këto mendime dhe përvojë nuk më lëshojnë”, ka thënë Daku, sipas gazetës ruse.

Po ashtu ai ka bërë një shpjegim të situatës “pasi jo të gjithë në Rusi e dinë plotësisht se si ka ndodhur”.

“Pas ndeshjes së parë në Evropian me Italinë, mbrojtësi ynë, Elseid Hysaj, ka pranuar shumë kritika nga tifozët. Jo vetëm tifozët por edhe mediat kanë bërë presion ndaj tij. Pas ndeshjes me Kroacinë, kam dashur ta mbështes atë dhe kam shkuar së bashku me të te tribuna e tifozëve, që tifozët ta pranojnë atë, ta përkrahin dhe që të ndajmë momentin e gëzimit me të. Ata më pas i dhanë atij altoparlantin dhe unë isha afër. Më pas altoparlanti ishte në duart e mia dhe unë i thash ato fjalë. Në ndeshje si ajo, tifozët shpesh lejojnë veten të bëjnë thirrje ofenduese ndaj tifozëve të vendeve tjera. Kjo atmosferë të shoqëron gjatë ndeshjes dhe të mbërthen. Ndikon te të gjithë në stadium. Ajo ndeshje kishte fund emocional – shënuam golin e barazimit në minutën e fundit dhe unë bëra debutimin në Evropian. Kështu që emocionet ishin shumë të mëdha. Por kjo nuk më justifikon. Menjëherë më pas e kam kuptuar se çka kam bërë: kam thënë gjëra të papërshtatshme. Isha i shokuar që lejova emocionet të më kaplojnë dhe që lejova veten të bëj gjëra të tilla”, ka deklaruar sulmuesi kuqezi.

Në intervistë, Daku thekson se nuk kishte thënë asgjë për Serbinë. Në fakt ai dëgjohet duke fyer serbët e maqedonasit.

“Më e rëndësishmja, nuk është dashur të them fjalë të tilla për asnjë popull. Është thjeshtë e papranueshme. Është akt i tmerrshëm dhe nuk më vendos në pozitë të mirë. Pas asaj që ndodhi federata serbe nuk ka dërguar ankesë zyrtare në UEFA. Nuk kishte ankesë specifike ndaj meje. Por e përsëris që situata nuk më vendos në pozitë të mirë. Jam pishman dhe kërkoj falje ndaj të gjithëve që janë lënduar nga ky veprim”, është shprehur Daku.

Ai ka theksuar se ka raporte të mira dhe madje miqësore me lojtarët serbë të Rubin Kazanit. Ai e kupton vendimin e klubit për ta dënuar dhe thotë se është logjike.

“Më është dhënë një pushim i shkurt pas grumbullimit me ekipin kombëtar. Duhet të fokusohemi në punë. Do të mundohem t’ua dëshmoj të gjithëve se kjo nuk do të më ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Daku.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025
Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al