Qytetarët e Tiranës janë bërë dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat. Shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet ende, është raportuar edhe në polici si i tillë nga qytetarët e shqetësuar. Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por policia është duke kërkuar për burimin e shpërthimit, i cili është ndjerë në të gjithë qytetin. Mësohet se shërbimet e policisë janë të gjitha në terren, por deri më tani nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun.
Pas shpërthimit, një numër i madh qytetarësh kanë telefonuar policinë, ndërsa të tjerë kanë shkruar në rrjete sociale se ngjarja iu rikujtoi shpërthimin e Gërdecit, i cili ishte i ngjashëm.
Gazetarja Alice Taylor shkruan: Jam edhe në rrugën e Elbasanit, shumë zhurmë dhe të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën. Mendoj se ishte një tërmet për një sekondë, por ishte shumë i shpejtë. Goditje dhe pastaj lëkundje menjëherë pas.
Të tjerë qytetarë e lidhin zhurmën e fuqishme që u dëgjua me stërvituen “Europe Defender21”, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se çfarë ndodhi.