• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

23/08/2022
Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

Nga Ylli Pata

Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë.

Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër.

Ndërsa reporterët e kronikës së zëzë po japin “të dhëna” nga SHISH-I, a thua se kemi të bëjmë me një zyrë që jep informacion, e jo grumbullon info të klasifikuara dhe i analizon për të zbuluar veprimtari problematike ndaj shtetit shqiptar.

Megjithatë, pritet që së bashku me të dhënat racionale mbi këtë ngjarje “tërheqëse” për talentet e historive noir, fantazia të kapë edhe nivele mitomane, siç ndodh shpesh këtu tek ne, ku teoritë e konspiracionit gjejnë terren më pjellor dhe racionaliteti e logjika.

Në këtë puzzle zhvillimesh prej dy ditësh nga incidenti i Gramshit, po bien në sy disa pohime që flasin se kemi të bëjmë me një mundësi që Shqipëria të jetë vizituar nga pjesëtarë të njësisë speciale të shërbimi sekret ushtarak GRU, famëkeqja 29115.

Profesori i njohur i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës dhe në atë të Policisë, Ervin Karamuço, shkruante sot, se ekziston një mundësi që njësia 29115 e GRU të futet në veprim për të liruar tre rusët e arrestuar e veçanërisht “Lanën”-alias Svetlana Timofeeva, që konsiderohet një asset i rëndësishëm.

Karamuço, i cili është një studiues i njohur i përplasjes së intelegjencës së vendeve të NATO-s me ato të Rusisë dhe vendeve të tjera kudnërshtare, e konsideron “Lana Sator” si një asset i çmuar i spinazhit rus, dhe në fillim të këtij viti, ajo dhe dy bashkëpunëtorë të saj u përfshin në një incident të ngjashëm në Egjipt. Por me ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme ruse, personi i arrestuar i dyshuar për spiun u lirua.

Ndërkaq, Karamuço, thekson se vizita me urgjencë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në Gramsh, kishte si objekt përforcimin e masave të sigurisë në vendin ku mbahen tre rusët, pasi mund të ketë një përpjekje për t’i liruar nga njësia 29115 e Gru.

Reagimi i ambasadës ruse, i pari pas incidentit, kërkon të bëjë me dije se ata nuk dijnë ende se ku mbahen në paraburgim shtetasit rusë. Në deklaratë, ambasada nënvizon se “i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”.

Ky reagim shumë i koduar i Ambasadës ruse, tregon se gjendja është realisht e komplikuar që fsheh mjaft gjëra e shtron pikëpyetje.

Por vetë përmendja e njësisë famëkeqe 29115, shton të dridhurat, pasi kemi të bëjmë me një “legjendë” bashkohore të historisë horror të spiunazhit rus.

Po kush është njësia special 29115 e GRU-së?

E njohur kryesisht për disa atentate dhe incidente të rrezikshme, ai më i famshmi është aksioni për vrasjen e agjentit rus Serbej Skripal në vitin2018-n në Salisbury të Britanisë së Madhe, së bashku me të bijën e tij Yulia. Skripal u helmua me kontakt prekjeje nga një preparat i rrezikshëm që bën pjesë në armët kimike të shkatërrimit në masë.

Njësia speciale 29115 , konsiderohet se është ngritur në fshehtësi që nga viti 2008, megjithëse ekzistenca e saj u bë e njohur publikisht vetëm në vitin 2019.

Njësia komandohet nga gjeneralmajor Andrei Vladimirovich Averyanov dhe përbëhet nga veteran prej luftërave ruse në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.

Rupi që mori pjesë në atentatin ndaj Skripal, u kamuflua si instruktorë të fitness-it, të cilët do të jepnin mësime speciale në Britaninë e Madhe.

Njësia 29155 thuhet se ka marrë pjesë në akte sabotazhi dhe destabilizuese në Çeki, Lituani, tentativën për grusht shteti në vitin 2016 në Mal të Zi etj.

Studiuesit perëndimorë të veprimeve të njësisë 29155, thonë se ata lënë shumë prova dhe janë të zhurmshëm në veprimet e tyre.

Disa aksione u desh të ndërpriteshin pa sukses, si p.sh. tentativa për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, e cila u organizua përpara se vendi të anëtarësohej në NATO. Në disa raste janë lënë pas mjaft prova për të mundësuar identifikimin e autorëve. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur tezën se kjo metodë ishte zgjedhur qëllimisht për të sinjalizuar të gjithë kundërshtarët e regjimit rus se ata nuk ishin askund të sigurt.

Eerik-Niiles Kross, një ish-shefi i inteligjencës në Estoni, thotë se ky lloj operacioni i inteligjencës është bërë pjesë e luftës psikologjike.

Njësia 29155 akuzohet për tentativën për vrasjen e tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev në prill 2015 apo edhe shpërthimit dy herë të depove të municioneve në një fshat të Çekisë, municione të cilat ishin destinuar për ushtrinë e Ukrainës.

Andrej Babish, kryeministri i Republikës Çeke, akuzoi në mënyrë direkte më 17 prill 2021 se Njësia 29155 qëndronte pas shpërthimeve të vitit 2014 në magazinat e municioneve Vrbetice. Policia çeke akuzon dy të dyshuar: Alexander Mishkin (aka Alexander Petrov) dhe Anatoliy Chepiga (aka Ruslan Boshirov), të njëjtit persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Sergej Skripal.

A mund të kenë qenë, apo mund të hyjnë edhe në Shqipëri kjo njësi famëkeqe? Në vitin 2016, në tentativën e puçit ndaj Milo Gjukanoviçit, armët kjo njësi i gjeti në Shqipëri, përkatësisht në zonën e Shkodrës, ku dhe u blenë dhe u trafikuan në Podgoricë. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, bëri të ditur sot, se ka gjasa që incidenti i Gramshit, të jetë mbulesë për një ngjarje tjetër edhe më të madhe…

TemA

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al