• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i vajzës me pesë emra nga Saranda, u prezantua në protestë si motra e Klodian Rashës. Çfarë fshihet pas identitetit të rremë (Detajet)

11/12/2020
Misteri i vajzës me pesë emra nga Saranda, u prezantua në protestë si motra e Klodian Rashës. Çfarë fshihet pas identitetit të rremë (Detajet)

Protesta e mbrëmjes së djeshme për vrasjen 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj, krahas zhvillimeve të shumta shënoi edhe një episod i cili u bë kryelajm i mediave elektronike dhe atyre audio-vizive. Një vajzë, me një flamur shqiptar në dorë, u shfaq krejt e qetë krah reperit Arkimed Lushaj, apo I njohur si Stresi, duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës.

Fill pas thirrjeve të saj që kërkonte “Drejtësi për vëllain”, disa prej mediave zhvendosën objektivin e kameras, nga Lushaj te ajo.

“Kërkoj drejtësi për vëllain tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo mbrëmjen e djeshme duke bërë xhiron e të gjitha portaleve në Shqipëri dhe përtej saj.

Ndërkohë, ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë kur u raportua se asaj i ra të fikët gjatë tubimit, ku disa prej mediave të lidhura ngushtësisht me opozitën akuzuan policinë e shtetit se po dhunonte të afërmen e viktimës që po protestonte. Për të mos mjaftuar kjo, zëri i këtyre mediave u përforcua edhe nga reagimet e menjëhershme të përfaqësuesve të lartë të opozitës të cilët akuzonin qeverinë “Rama” lidhur me gjendjen e vajzës.

Teksa ngjarja sa vinte dhe bëhej më e ethshme për shkak të dinamikave të njëpasnjëshme, familjarët e Klodian Rashës, duke ndjekur pasqyrimet televizive reaguan duke kontaktuar përfaqësuesit e mediave. Ata njoftuan se nuk kanë asnjë lidhje me vajzën dhe se gjithçka bëhet fjalë për një mashtrim.

Kjo u përforcua më vonë edhe nga vetë babai i viktimës i cili nënvizoi që nuk merret me politikë dhe se shfaqja e turpshme e vajzës në media ishte një marrëzi që rëndonte barrën e dhimbjes për ta.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, mediat vizituan sërish banesën ku jeton e reja, nga ku ajo përgënjeshtroi identitetin e prezantuar më herët, duke thënë se nuk ishte motra biologjike, por bashkëshorti i saj kishte qënë shok fëmijërie me viktimën.

Kjo ishte edhe gënjeshtra e radhës pasi aktualisht vajza në fjalë rezulton beqare dhe se janë të paqarta motivet që e shtynë atë të ndërmerrte këtë gënjeshtër të madhe publike.

Një nga hipotezat që është lakuar më së shumti në media, është se e reja mund të jetë shfrytëzuar nga këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi).

Emrat që u prezantua e reja dhe i ndryshoi pas çdo dëshmie:

1. Bora Rasha

2. Bukuroshe Salliu

3. Bukuroshe Murati

4. Bukuroshe Haruni

5. Bukuroshe Sali

Po cila është vajza e shfaqur në protestë?

Gazeta “TemA” bëri një kërkim të hollësishëm në bllokun e gjendjes civile dhe asnjë prej emrave me të cilat ajo u prezantua nuk rezulton i përputhur me identitetin e një personi konkret.

Nga një analizë të postimeve të saj në rrjetet sociale, e reja duket se nga fshati Shalës i Sarandës dhe se shumë shpesh udhëton drejt qyteteve të tjera për motive ende të panjohura.

Më poshtë po përcjellim vizualisht disa nga momentet e saj gjatë protestës si dhe disa nga postimet në rrjetet sociale.(TemA)

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al